Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediat ku iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama për dialog duke thënë se takimin e vetëm ai e ka me qytetarët me 16 mars.
“Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është t’i japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë. Nuk bëhet fjalë për fatin e një parti politike por për fatin e shqiptarëve. Vendi qeveriset nga poltikanë të lidhur me krimin dhe ndajnë Shqipërinë si të ishte tortë duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar qytetarët të marrin rrugën e emigracionit. Shqipëria nuk ka nevojë për një tango
Ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson është ky: Në Gjemani, Itali, ShHBA, nëse një politikan kapet duke vjedhur ikën nga pushteti.
Nuk këerkojmë asgjë për vendin tone së sa kushtet që Europa ka krijuar për qytetarët e tyre. Shqiptartë nuk hanë pijnë në Rogner por jetojnë në Kushte të vështira. Nuk mund të kërkojnë asgjë më shumë në raport shqiptarë së sa kërkojnë për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa. Kjo është njuë rrugë me sakrifica.
Asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Takimi është me popullin me 16 Mars”, deklaroi Basha.