Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, ka vizituar edhe Piramidat e Gizës, ku ndodhet edhe një nga shtatë mrekullitë e botës, Piramida e Keopsit. Këtë vizitë, ai e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku Presidenti Meta ka shprehur edhe vlerësimin për qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit dhe vlerat e jashtëzakonshme që ai mbart.
“Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar”,- shkruan Presidenti Meta.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit.
Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar.