Nje denoncim i fortë ka mbërritur në redaksine online te gazetes “standard”. Denoncuesi që ka dashur të mbesë anonim na ka sjellë me foto një rast te pastër nepotizmi ne shtet, përkatësisht në Ministrinë e Bujqësisë.
Keshtu ne fotot e shperndara nga vetë ministri Bledi Çuçi denoncuesi thekson se verehet se te njejtin keshill strategjik per bujqesine dhe zhvillimin rural marrin pjese edhe vajza, (drejtoresha e kabinetit te Ministrit Cuci, Lorena Pellumbi), edhe nena, Brixhilda Pellumbi. ” Nepotizëm flagrant në shtet” mbyll ai mesazhin e tij.
Ja çfarë shkruan ministri Çuçi për këtë takim:
Takimi i parë me Këshillin Strategjik Për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. (y) Janë një grup personalitetesh dhe ekspertësh për të cilët ne kemi nevojë në çdo kohë, për të diskutuar dhe vendosur me ta çështje me rëndësi strategjike në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, agrobiznesit, zhvillimit rural, peshkimit dhe sigurisë ushqimore. E çmoj shumë ekspertizën dhe kontributin e anëtarëve të këtij Këshilli. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të çuar përpara politika dhe nisma konkrete që nxisin zhvillimin në zonat rurale. Takimi i sotëm me ta ishte i pari, por e sigurt që do të pasohet nga shumë të tjerë në vijim për të trajtuar çështje më tematike dhe sektoriale sipas objektivave që ne kemi.
https://www.facebook.com/406088576187907/posts/1507174916079262?sfns=mo