Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në një takimi me strukturat e LSI-së në Roskovec, tha se opozita dhe partitë opozitare e kanë treguar qartazi vendimin dhe impenjimin e tyre që Shqipërinë ta kthejmë në shtëpinë tonë. ”Kësja qeverie që i ka marrë shpirtin të gjithë shqiptarëve i ka ardhur fundi. Dhe fundi nuk jepet nga partitë politike, fundi jepet nga qytetarët që me qindra e mijëra dolën më datë 16 shkurt në shesh dhe fjalën e mesazhin e tyre e thanë fort edhe qartë. Që kanë qenë nëpër protestat që janë bërë në të gjithë Shqipërinë. Dhe nuk janë pak, janë shumë sepse kudo që shkojmë ka grupe me njerëz që ngrihen, protestojnë, kanë nevoja të cilat nuk plotësohen”.
Fjala e plotë
Së pari më lejoni t iu falënderoj për të gjithë angazhimin tuaj, jo vetëm për këtë takim të sotëm por në fakt edhe për pjesëmarrjen jashtëzakonisht të madhe që kanë patur qytetarët dhe banorët e të gjithë Roskovecit si në protestat që janë zhvilluar, si në angazhimin qytetar, si në takimet e mëparshme që ne kemi patur. Duke sjellë edhe frymën që edhe diskutimet që ju bëni çdo ditë me njëri-tjetrin për të thënë në fakt që jeta është bërë shumë e vështirë por ju nuk keni vendosur të ikni ashtu siç kanë bërë miqtë tuaj, kolegët tuaj, të afërmit tuaj. Por ju keni vendosur që të qëndroni dhe ta luftoni për ta bërë Shqipërinë por edhe Roskovecin një vend më të mirë ndaj po e nis me një falenderim edhe siç e tha edhe Jorgo në fakt orari mbase nuk është më i përshtatshmi por pjesëmarrja juaj tregon se dëshira për të komunikuar me njëri-tjetrin është shumë e madhe.
Dhe mbi të gjitha dua të falënderoj zonjat edhe gratë bashkë më fëmijët e tyre që janë këtu sot sepse e besoj që angazhimi i gruas dhe nevoja që ndjejnë sidomos sot zonjat edhe gratë për të dhënë fjalën e tyre, për të dhënë kontributin e tyre do të thotë që vështirësia në familje është shumë e madhe sepse zonja, gruaja është ajo e para që e ndjen se çfarë po ndodh brenda familjes dhe që ka nevojën për të ndryshuar. Unë besoj që sot nuk ka shumë nevojë për fjalë për të treguar gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhen shqiptarët. Nuk ka nevojë t’iu themi ju se në çfarë nivelesh është varfëria. Nuk ka nevojë as t’iu themi se papunësia ka arritur majat, as nuk ka nevojë t’iu themi se bujqësia është bërë shumë e vështirë sepse fermerët nuk subvencionohen, se fermerët nuk ndihmohen, ata nuk trajtohen si çdo duhet të ndodhte në një vend normal që bujqësinë e ka bazën e zhvillimit të ekonomisë të tij.
Nuk ka nevojë t’iu themi ju, sidomos nënave që janë këtu se si është shkatërruar arsimi në Shqipëri sepse ju e ndjeni tek fëmijët tuaj që nuk janë të zotët që të marrin qoftë nga shkolla, qoftë nga mësuesit, qoftë nga sistemi maksimumin për fëmijët e tyre. Për të mos folur pastaj që edhe siguria është e vështirë se nëpër shkollat shtetërore është bërë më lehtë për fëmijët që të aksesojnë ata që shpërndajnë lëndë narkotike sesa dije edhe shkumësa edhe fletore edhe libra. Nuk ka nevojë që t’iu themi ju që biznesi i vogël po shkatërrohet dita ditës qepenat po mbyllen se taksat janë rritur, shërbimi nga shteti nuk jepet dhe për më tepër qeverisja lokale e rëndon akoma dhe më shumë.
Nuk ka nevojë me ju për abuzimet sepse në fakt në çdo takim që kemi bërë si këtu ka pasur disa, po ashtu në Fier, në Patos, në Mallakastër, në të gjithë Qarkun dhe në të gjithë Shqipërinë, këto që unë sapo thashë janë fjalët e para që dëgjojmë nga ju. Që jeta në Shqipëri është bërë pothuajse e pamundur. Sesi fëmijët tuaj emigrojnë, madje edhe duke rrezikuar jetën. Se nuk janë të pakta rastet që kemi dëgjuar sesi paguani duke marrë edhe borxh, që fëmijët të hipin nëpër kamionë për të gjetur rrugët e Europës, sepse Shqipëria për ta nuk është më shtëpi dhe mundësi.
Unë besoj që opozita dhe partitë opozitare tashmë e kanë treguar qartazi vendimin dhe impenjimin e tyre apo angazhimin tonë që është që Shqipërinë ta kthejmë në shtëpinë tonë. Në shtëpinë që na jep mundësi, në shtëpinë që na bën të ndjehemi mirë, në shtëpinë që na rrit ambiciet për të ardhmen, në një shtëpi që për ne është identitet dhe që ne e duam të jetë dashamirëse ndaj banorëve të saj. Tani nuk ka ngelur shumë kohë. Kësja qeverie që i ka marrë shpirtin të gjithë shqiptarëve i ka ardhur fundi. Dhe fundi nuk jepet nga partitë politike, fundi jepet nga qytetarët që me qindra e mijëra dolën më datë 16 shkurt në shesh dhe fjalën e mesazhin e tyre e thanë fort edhe qartë. Që kanë qenë nëpër protestat që janë bërë në të gjithë Shqipërinë. Dhe nuk janë pak, janë shumë, sepse kudo që shkojmë ka grupe me njerëz që ngrihen, protestojnë, kanë nevoja të cilat nuk plotësohen.
Unë e di që për ju, po aq e vështirë saç është qeverisja qendrore, është edhe qeverisja lokale. Sepse fundja me ta ju keni edhe takimin dhe angazhimin e drejtpërdrejtë. E mesa duket është bërë trend në të gjithë Shqipërinë, që siç zhvatin në nivel qendror të zhvatin në nivel lokal, të shkatërrojnë e të mos ndërtojnë. Që t’iu rrisin taksat, t’iu mbysin në gjoba, të mos iu lënë të zhvilloheni. Të mos i lënë familjet tuaja që të punojnë të qeta. Por kësaj epoke tashmë i ka ardhur fundi. Ka ardhur momenti që Shqipëria të shohë disa ditë të bardha për qytetarët e saj.
Unë besoj që gjatë takimit ne do të kemi kohë që të diskutojmë për secilin problem tuajin, radhë pas radhe. Të japim propozimet, sugjerimet dhe alternativën tonë. Po sot më shumë se kurrë është nevoja t’i themi njëri tjetrit, të marrim kurajo nga njëri tjetri, që ne të dalim të ngrihemi e të protestojmë, e të mos i lëmë më këta të bëjnë ç’të duan me jetën tonë, por ta marrim fatin tonë në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen.
E di që e lehtë nuk është. E di që sidomos në zonat pak më të thella me më rurale vijnë e bëjnë presione të të gjitha llojeve. Jo më larg se pak ditë më parë e kam denoncuar dhe nëpër media. Mu tha që kishin shkuar nëpër familje duke i blerë, provokuar dhe kërcënuar sërish, vetëm që të mos dalin për të protestuar. Pra imagjinoni ku kemi arritur. Nëse ne sot kemi denoncuar shit blerjen e votës, kemi denoncuar kërcënimin me vendin e punës, sot kemi arritur në ditën që qytetarët po kërcënohen edhe për protestat. Për të mos marrë pjesë në protesta, për të drejtat e tyre, për kërkesat e tyre që është minimumi për një vend që ka sadopak demokraci dhe jo më siç duhet të ndodhte me Shqipërinë që të kishte një demokraci të konsoliduar.
Ndaj durimi është sosur dhe ky është momenti për të reaguar. Një tjetër rast për të cilin duhet ta ngremë zërin fort sot, është që në institucione po merren njerëzit me listë për partitë ku angazhohen dhe është e pashpjegueshme sesi ndërmarrjet shtetërore që jo vetëm duhet të punësojnë shqiptarët dhe t’i trajtojnë ata siç duhet, por edhe të kthehen në shërbim të qytetarëve, i detyrojnë punonjësit që të deklarojnë se me cilën parti janë. Dhe nëse nuk janë me Partinë Socialiste ose me Rilindjen ata do të pushohen nga puna. Deri në këtë pikë kemi arritur, prandaj reagimi ynë duhet të jetë i fortë dhe i shpejtë. Unë nuk po zgjatem më tepër, po ia kaloj fjalën kryetares së LSI-së, që do të jetë në vazhdim shumë më shumë prezente në Qark edhe për shkak të detyrave që ne do të ndajmë me njëri tjetrin.