Për dhunën në protesta!”Kjo është e poshtër! E ndyrë sa më ska!” Ja plas Manjani: Këto provokatorë të policisë na shiten…

0
113

Ish-ministi i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Facebook ka reaguar për ‘infiltrimet e policisë’ në protesta duke nxitur dhunen.  Kur shohim se provokatorë të policisë nxisin dhunë, të gjithë ndihen keq. Kjo është e poshtër, e ndyrë sa më nuk ka-shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Për dhunën në protesta
Pa dyshim që skenat e përplasjes së protestuesve me forcat e sigurisë dhe tymi i gomës së djegur dhe i gazit lotsjellës, nuk janë një gjë e mirë. As e dëshiruar nga askush.

Nuk ka nevojë të jesh ambasador apo emigrant që të ndjehesh keq, sepse keq ndjehemi të gjithë.

Por ndjehemi shumë më keq kur shohim se si provokatorë të policisë nxitën një grup protestuesish për të sulmuar Kryeministrinë!!!

Kjo është e poshtër! E ndyrë sa më ska!

Masa e madhe e protestuesve nuk dalin atje, për të dhunuar askënd. Por fatkeqësisht largohen të dhunuar e të helmuar krejt pa faj, nga Policia politike e pushtetit!

Qartësisht dhunën e deshi vetëm qeveria moniste, jo protestuesit paqesorë. Këto të fundit nuk hodhën asnjë gurë e nuk plagosën asnjë polic.

Turpi e faqja e zezë vetëm mbi qeverinë, që na shet nëpër botë ai mos ma keq!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here