Nga Ilir Demalia: Shqipëria digjet dhe summit-asit e diasporës krifen

0
120

Nga Ilir Demalia

Summiti i dytë i diasporës ishte përsëri ajo përsëritje e të parës, si farsë dhe demagogji e Rilindjes si pushtet autokratik dhe e lidhur me krimin.

Në anën tjetër, si një pjesmarrjë karnavalësh të disa njerëzve të ftuar nga ky regjim që të kujtonin ato emigrantët shqiptarë që vinin me qeleshe dhe shqiponje në kollare në festivalet folklorike të Gjirokastrës, si pjesë e shërbimit të regjimit enverist në diasporë, apo grupet marksiste-leniniste që vinin në kongreset e partisë me në krye Xhoa Amazona, Fasko de-Nuci, Xhok Gripo, Rexh Betch,Karl Strobel, Kazhimiezh Mihal, Jusuf Axhitrop e.t.c që flisnin për arritjen e madha të “Keshtjellës buzë Adriatikut” si vendi më i lumtur në botë. Në këtë format ishte edhe summit-i diasporës.

1. Në një kohë që shteti shqiptar është vendi me i varfër në Europë dhe me një zbrazje të paparë të vëndit nga papunësia , mungesa e rregullit dhe ligjit, korrupsionit, lidhjeve të politikanëve me krimin, shpenzon 500 mijë dollar për një summit me të ftuar si “përfaqsues” të diasporës për ti përdorur si gjeth-fiku, në një kohë kur kjo qeveri për pushtetin okult të lidhur me oligarkinë e krimit po e çon vendin drejt një katastrofe jo vetëm ekonomike, jo vetëm politike, jo vetëm sociale por edhe kombëtare me zbrazjen e vendit të qytetarëve shqiptarë që ngjason me një spastrim etnik që I kanë berë fqinjët shqiptarë serbo-grekë shqiptarëve gjatë historise.

Në një situate të tillë, disa njerëz që jetojnë në diasporë, të ftuar nga qeveria për tu perdorur si gjeth-fiku me parat e tax-paguesve shqiptarë, vinë dhe masturbohen me një dalje në podium duke folur për arritjet e Rilindjes si “Shkëmb graniti buze Adriatikut”! -apo duke insekenuar dhe skena si: Edi Rama, I love you! dhe përgjigja e udhëheqësit: I love you to! -që me solli ndërmënd Enver Hoxhën kur kërcente në skenën e festivalit folklorik të Gjirokastrës me emigrantët e sherbimit në diasporë, të cilët sot me një fletë lavdërimi si ato aksioneve të rinise komuniste, sot me nje mbishkrim “Ambassador nderi të Shqipërise”,me firmën e KM-së dalin e kapardisen si ata Sulmues Aksionesh në hekuradha.

2. Në gjendjen të cilën ndodhet Shqipëria, 500 mijë dollar mund të ishin përdorur për të regulluar gjëndjen e mjerë të konvikteve të studentëve me dushe, lavamane, WC, paisje hidrosanitare, gjë për të cilën u bë dhe protesta e studentëve në dhjetor, por që me ardhjen e pranverës bashkë me shuarjen e protestës u zgjidh dhe puna e dusheve dhe WC-ve se me ngrohjen e kohës mund të kryehen dhe në natyrë.
– Mund të ishte rregulluar nje rrugë, mund të ishte ngritur një ambulancë, mund të ishte ngritur një shkolle, mund të….. në një varfëri të tejskajshme të një shoqerie si kjo që qi-veris Rilindja, 500 mijë dollar kanë vlerë të madhe dhe shumë rëndesi për të mbyllur nje vrimë të kesaj varfërie shoqërore se sa një festë kllounesh si summit diaspore.
3. Njerëzit e mbledhur në Tiranë në sherbim të Rilindjes, nuk mund të jënë përfaqsues të diasporës. Kjo për faktin, se këta, nuk janë të zgjedhur nga një kongres apo summit I diasporës, por ashtu si dje që I ftonte regjimi Hoxhës per shërbim ndaj një regjimi kriminal, ashtu edhe sot i fton sot Rilindja e Ramës, për shërbim ndaj një regjimi autokratik tashmë I provuar dhe nga shtypi dhe organizmat ndërkombëtar si regjim I lidhur me krimin, dhe që ka ardhur dhe rrin në pushtet me forcën e kartonave të vjedhur dhe votes së blerë me paran e krimit.

4. Gjatë “Summit-it Diasporës” nuk u dëgjua një pyetje, një debat I tillë nga diasporasit që krifeshin në podium kur Shqipëria po zbrazet, pikërisht, nga vjedhja dhe blerja e votës si sundim kartonash krimi në parlament, nga korrupsioni dhe sundimi oligarkis krimit, nga munges e rregullit dhe ligjit, nga mungesa e të drejtës së pronës së vjedhur, tjetërsuar nga politikanët dhe oligarkët e politikës. Në vëndet nga vjen diaspora, bizneset nuk bëhen nëpërmjet dallavereve dhe dallaverezhive të politikës dhe klientelës së politikës, por nëprmjet punës dhe rregullave dhe ligjeve dhe detyrimeve. Por ka shumë nga ata që ishin në këtë Summit, që këtë tallava shtetërore këtë mungesë rregullash e ligjesh,duan ta shfrytëzojnë për të përfituar në tallavanë shqiptare të Rilindjes! A është ky shëmbulli që duhet të jape diaspora?!!

5. Ky summit tregoi dhe gjendjen e mjerë të diasporës si organizim, si fragmentarizim, si mos-funksionim institucional i një kombesie jashtë shtetit amë që nuk kanë mundur të mësojë nga vendet ku jeton, por sillet në mardhëniet ndërmjet veti si tallavaja e vendit nga kanë ardhur, me disa organizma, shoqata parti qesharake në funksion të tallavasë kombëtare dhe nivelin e vatrave të kulturës në fshatra në kohën e komunizmit.

Ky ishte dhe sammit-i dhe niveli summit-t diasporës për të cilët KM as nuk ka nevojë ,dhe as nuk i përfill, por vetëm I ka si sport për t’u tallur me to ashtu siç dhe bëri me ata, dhe ata, si kllounë, shkuan në këtë summit dhe dolën në podium të na mbulojnë kryeministrin lakuriq dhe rilindjen lavire.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here