Gjatë intervistës në SYRI.net, Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, ka komentuar sjelljen e kryeministrit Rama, duke e krahasuar me diktatorin e Venezuelës, Nicholas Maduro.
Sipas tij, shqiptarët janë mësuar me regjim një-partiak ndaj dhe kjo situatë kapërdihet nga një pjesë e shoqërisë.
‘Nuk ka nevojë për policë e për masa të tilla. Ti lerë vend protestës si masa më e madhe, më agresive. Ne bëjmë pjesën tonë.
Edhe Maduro në Venezuelë nuk po ikën. Del me tanke në rrugë. Edhe në Algjeri po ndodh e njëjta gjë. Është në karrike me rrota dhe kërkon mandatin e pestë.
Mentaliteti i Ramës është që të pushtojë me dorë të hekurt, të komandojë të gjitha pushtetet. Në mendje e majta shqiptare është një regjim i rëndë.
Që të rrijnë 1000 vjet në pushtet. Në një demokraci si kjo e jona, kapërdihet nga një pjesë e popullatës. Jemi mësuar me regjime një-partiake’, u shpreh kreu i LZHK-së.
I pyetur se kur mund të largohet kryeministri Rama, ish-deputeti Shehi deklaroi:
‘Nëse aksioni ynë politik do të jetë i vendosur, punë javësh. Nëse duan ta durojnë, le ta durojnë. Duhet nxjerrë para drejtësisë se është hajdutt më i madh në historinë e Shqipërisë. I paguajmë miliona euro çdo vit miqve të tij’.