Opozita e bashkuar ka nisur protesten përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ora 12:50: Basha dhe aletatët e tij futen ne ambientet e KQZ, ndersa protestuesit vijojne te qendrojne ne ambientet e jashtme, pas kordonit te policise.
Mësohet se ka qenë Sali Berisha ai i cili ka tërhequr tumën drejt selisë blu, pasi këta të fundit tentuan të sulmojnë policinë për t’u futur në godinën e KQZ.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/364589610801068/
ORA 15:40:
Ne mbyllje te fjales se Bashes dhe me ftese te tij, protetuesit jane nisur drejt KQZ-se per refuzimin e mandateve te kandidateve per deputete.
Ora 12:45
Marshojne ne radhe protestuesit drejt KQZ. Ne krye jane kreu i PD-se, Basha dhe Kryemadhi dhe pas tyre gjithe protestuesit qe bertasin ne kor “Basha, Basha” dhe “Rama ik”. Trafiku ne qender eshte paralizuar.
Tragik
ORA 12: 11
Protestuesit kanë djegur goma në shenjë proteste, ndërsa vijojnë me hedhjen e kapsollave…
ORA 11:59
Flet Ervin Salinaji: Vetëm pak muaj më parë Shqipëria i dha leksion mbarë Evroës, qeverisë dhe qeverive autoritare mes protestës studentore, mijëra prej tyre i shoh edhe në shesh, a duhet të largohet Rama për ju apo jo? Rama ik!
Studentët thoshin se e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, ne që jemi këtu, të gjithë e duam Shqipërinë si gjithë Evropa.
Secili prej jush e dinë se kur shkon në spitale përballesh me braktisje, mungesë profesionalizëm dhe ilaçe, kurse miliona euro shkojnë për klientët e Ramës, a duhet të largohet që të kemi një shëndetësi për të gjithë
Sa prej jush janë mashtruar në 2013 dhe 2017 duke iu thënë që ne qeveria e Ramës do ti bëjë legalizime falas, sa prej jush i kanë bërë dhe sa ka si protestuesit e Unazës së Re, a duhet të largohet Rama?
Ne po kërkojmë të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që vullneti i qytetarëve të jetë ai që përcakton qeverisjen në këtë vend.
ORA 11:53–
Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe disa shishe uji në drejtim të kordonit të policisë që qëndron para hyrjes së Kuvendit…
Ora 11:47
Flet Klevis Balliu: Ky parlament i horrave, bandave, nuk është i qytetarëve shqiptarë, këtu është parlamenti, këtu është fuqia e Shqipërisë. Edi Rama hapi veshët sepse është ndez flaka e shpresës, nëse nuk të zgjon do digjesh nga flaka e sh[resës. Beteja jonë ka filluar dhe është betejë pa kthim, fuqi a e vërtetë është e ju, fuqi juaj është më e madhe se fuqia e njerëzve në pushtet.
Ora 11:37
Flet Mesila Doda: Përshëndetje për vëllezërit në Tuz, të gjithë bashkë të bëhemi bashkë për Shqipërinë. E vodhën me votat e PDIU, kjo është histori e përsëritur, janë si në tregun e gjësë së gjallë. Ju që keni protestuar dhe nuk përtoni të vini në cdo protestë, që keni parë dhunën dhe kemi duruar helmet që derdhi shteti mbi ne, nuk kemi më asnjë garanci. Jemi përplasur me hordhitë e Ramiz Alisë, por nuk kanë derdhur gaze si në u bë në Tiranë. Edi Rama deri kur mendon të fshihesh?
Ora 11:34
Flet Fatmir Mediu: Të çohemi cdo ditë deri sa t’i japin fund regjimit
Nuk po kemi mundësi të ndërtojmë ekonominë, të mbrojmë lirinë për shkak të një grupi njerëzit që kanë vënë interesat e tyre si kular mbi qafën e shqiptarëve. Kjo qeveri ka ndërtuar një mur të fëlliqur mes saj dhe shqiptarëve, nga njëra anë janë interesat e mafies së organizuar në shtet dhe nga ana tjetër interesat e fëmijëve tuaja dhe kombit, kjo qeveria jo vetëm ka shitur interesat tuaja por edhe ato kombëtare, ndaj duhet reagim i thellë jo vetëm si politikanë por nga cdo skaj i vendit ne duhet të çohemi dhe të themi që jemi njerëz të lirë të një vendi që e ka bekuar zoti dhe nuk duhet të lejojmë ta mbajnë peng.
Ora 10:50
Një nga kandidatet e Sarandes në listat për deputetë nga opozita dhe që refuzoi të marrë mandatin është ndjerë keq pas fjalimit të saj. Fillimisht asaj i ka ikur zeri teksa ishte duke folur, e me pas eshte ndjere keq. I eshte dhene ndihma e pare nga protestuesit, ndekrohe qe per pak caste u nderprene edhe fjalimet, per t’u rikthyer gjithcka ne normaltet shume shpejt.
Ora 10:47
Ne foltoren e protestes kane marre fjalen edhe kandidatet qe kane refuzuar te marrin mandatin ne listat e PD, ku thane se ky Kuvend eshte i votave te vjehdura dhe jo i shqiptareve e per kete arsyen e kane refuzuar.
“Vij nga Mati, qyteti im është boshatisur, me qindra shtëpi janë në shitje, ndaj zoti Rama unë nuk e pranoj sot këtë mandat dhe nuk bëhem pjesë e atij parlamenti”, u shpreh një prej kandidateve qe refuzoi mandatin.
“Sot është dita jonë. Asnjë hap pas! Kam një porosi për zotin Lleshaj: ne veriorët, burrat e mirditës dhe burrat malësorë, nuk e kanë pasur zakon t’u shërbejnë horrave të monizmit!”, u shpreh një tjetër e re.
Ora 10:40
Rama eshte larguar nga salla e Kuvendit menjehere pas perfundimit te fjales se tij, ndersa tha se do te udhetonte drejt iTalise.
Sakaq, jashte ambienteve te Kuvendit, protestuesit dhe ish-deputetet e PD, bejne thirrje qe Rama te largohet dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme me nje qeveri tranzitore.
Ora 10:21
Ndersa ne sallen e Kuvendit Edi Rama po mban fjalen e tij, ne ambientet e jashtme te Kuvendit ku jane mbledhur portestuesit, kane nisur hedhjet e shashkave.
Ora 10:00
Protestes se therritur nga opozita i jane bashkuar banore te “Astirit”. Me thirrje “Rama ik” ata jane bashkuar me qytetaret e tjere te mbledhur per proteste dhe kane nisur marshimin drejt Kuvendit te Shqiperise.
***
Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë.
Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.
Pavarësisht se Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen e protestës, përfaqësuesit e opozitës bënë thirrje që asnjë qytetar të mos trembet nga urdhrat politikë, por të jetë në shesh.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu drejtuesit e partive opozitare në vend, ku u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e tubimit që do të nisë në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se një grup i protestuesve janë njoftuar të jenë më herët në protestë për shkak të vendimit të shumicës për t’u futur në seancë brenda orës 09:30.
Për të shmangur çdo incident në mbrëmje, Policia e Shtetit e rrethoi perimetrin e sheshit rrethues të Parlamentit me kordon hekuri. Ky kordon do të jetë vija që nuk duhet kaluar nga protestuesit.
Në protestën e fundit të zhvilluar një javë më parë, Basha deklaroi se opozita nuk do ta njohë më Policinë e Shtetit, e cila, sipas tij, është vënë e gjitha në shërbim të Kryeministrit Rama.