Sheshi dhe rrugët përpara Kuvendit të Shqipërisë po shpërthen nga thirrjet Rama ik! I pari e ka marrë fjalën në protestë, ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani. “Në Shqipëri duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri Rama 4 ka vetëm pas hekurave tek 313-a!” tha Bogdani.
Në protestë ndërkohë kanë ardhur kryetari i opozitës, Lulzim Basha i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.