Gazetari ivestigativ Artan Hoxha kritikon mënyrën se si prokuroria ka mbledhur provat për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga studio e emisionit “Opinion” ai tha se bashkimi i 4 dosjeve nga organi i akuzës është një gabim.
“Mënyra si nisi hetimi nuk më jepte shpresë që do prodhonte diçka. 2016 nuk është një histori sporadike, çdo vit ka pasur parcela këtu, por jo si në 2016. Prokuroria nuk e di se për çfarë arsyesh ka eliminuar disa akuza, si shpërdorimi i detyrës, korrupsioni e pastaj të kalonte në këto akuza kaq të larta. Ka marrë 4 dosje dhe i ka bashkuar, por këto dosje nuk ngjiten. Bashkimi i tyre, unë uroj që prokurorët të kenë disa prova të tjera”, tha Artan Hoxha.
Për gazetaren Klodiana Lala problem ishte dhe ndryshimi i prokurorëve.
“Po të shikosh prokurorët që kanë dorëzuar dosjen, janë tre prokurë të tjerë nga ata që e kanë nisur si çështje. Po të ishin ata të parët do kishim një tjetër dosje”.