Kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun e Korçës, Petrika Mele tha në protestë se me përgjegjësi të plotë ka refuzuar mandatin e deputetit, pasi nuk mund të bëhet pjesë e një parlamenti ilegjitim, i cili është kthyer dhe në simbolin e eksodit masive të të rinjve nga Shqipëria.
“Unë jam Petrika Mele, kandidat për deputeti LSI në vitin 2017 për Bashkinë e Korçës. Me vetë përgjegjësinë dhe vetëdije të plotë e refuzova mandatin sepse ai është një Parlament ilegjitim, i kapur nga bandat, droga dhe krimi i organizuar. Rama IK. Ai Parlament është simbol i eksodit masiv të të rinjve të qytetit tim dhe të gjithë Shqipërisë. Është simbol I varfërisë së tejskajshme me të cilën përballen sot qytetarët e Shqipërisë.
Ne kemi marrë përsipër një mision shumë të madh. Misionin historik të prindërve tanë për ta kthyer Shqipërisë si gjithë Europa. Por me Ramën, Europë nuk ka”, tha Petrika Mele.