Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kryeministri Rama dhe shërbëtorët e tij janë të frikësuar nga dosja 184. Kryemadhi tha se kryeministrit Rama nuk do ti mjaftojnë as paratë e drogës, as paratë e buxhetit të shtetit dhe çdo lloj institucioni për të marrë peng popullin. Kryemadhi tha se Rama dhe shërbëtorët e tij janë të frikësuar nga dosja 184. Kryetarja e LSI tha se nuk do të lejojmë Ramën dhe argatët e krimit të organizuar që të varfërojnë shqiptarët dhe ti detyrojnë ata që të largohen nga vendi. “Por ne nuk mund të lejojmë Edi Ramën dhe argatët e krimit të organizuar, që të varfërojnë shqiptarët dhe ti detyrojnë ata të largohen nga Shqipëria. Ne nuk do të lejojmë, kërrkënd që ti vjedhi shqiptarët. Ka më shumë se 3 muaj që banorët e unazës së re kanë denoncuar një falsifikim, kanë denoncuar një vjedhje si ajo qe ka bërë DH Albania, e cila vodhi 18milion euro për të prishur shtëpitë tona dhe 12 milion të tjera. Kam dëshirë të dëgjojmë prokurorin shqiptare ku është me falsifikuesin e firmës së sekretarit të shteteve të bashkuara të Amerikës. Çfarë po bënë prokuroria me Damian Gjiknurin? Çfarë po bënë prokuroria me Arben Ahmetajn që bilbilos sot në Kuvend si nuse e bukur me paratë që ka vjedhur nga buxheti i shqiptarëve! Çfarë po bën prokuroria me dosjen 339 që nuk frikëson vetëm Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij por frikëson edhe ndonjë tjetër të hyjë në Parlament nga votat e bandave të Hamburgut! Frikëson edhe dikë tjetër, që trafiku i drogës nuk blen vetëm votat për Edi Ramën dhe Vangjush Dakon në 2017-ën por merr peng institucione, merr peng shtetin, merr peng prokurorinë. Pse frikësohet Edi Rama dhe shërbëtorët e tij me dosjen 184?! A po blen vota për të futur mandate në emër të partive të tjera në Parlament. Edi Rama dhe të gjithë patericave të drogës, jo me paratë e drogës, por edhe të gjithë buxhetin e shtetit të përdorësh dhe të gjithë institucionet, antidrogën dhe antikrimin, mos guxo të mendosh se mund ta marrësh peng këtë popull, mos kujto se je më i fortë se populli, Edi Rama si trim që është nuk është në Parlament, i ka hipur avionit dhe ka ikur, por po lë viktimat e radhës të përplasen me qytetarët, po lë shërbëtorët apo të kapurit peng që të përballen me qytetarët”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.