Mandatet/Bukuroshja që i mbahej fryma, ka vendosur të shohë interesa më madhore…

0
212

Ediola Braha, kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, e cila do të pranojë mandatin e deputetes, mandatin e lënë nga Vangjel Tavo.

Përveç katër deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së që iu bashkuan sot Kuvendit pritet të ketë edhe të tjera rrjedhje. Deputetët që betuan sot janë Ylli Shehu që zëvendësoi Endrit Braimllarin në Tiranë, Aurora Mara që zëvendësoi Përparim Spahiun në Dibër, Edmond Rrushi që zëvendësoi Floida Kërpaçin në Tiranë dhe Enver Roshi që zëvendësoi Edmond Haxhinaston në Elbasan, por në KQZ ka të tjerë që kanë depozituar formularët e dekriminalizimit pranë, duke shprehur kështu vullnetin për ta pranuar mandatin.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për: Ediola Braha, LSI Gjirokastër, Elda Hoti, LSI Lezhë, Edlira Hyseni, LSI Durrës, Ligoraq Karamelo, PD Korçë dhe Majlinda Halilaj PD Tiranë

Ajo që spikat mes emrave të sipërpërmendur është Ediola Braha, kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, e cila do të pranojë mandatin e deputete mandatin e lënë nga Vangjel Tavo. Kjo e fundit u bashkua me LSI-së në vitin 2013-të dhe mbahet mend për një video ku i mbahej fryma e mundnin emocionet teksa kërkonte vota për LSI-në.

Ajo ka mbajtur postin e kryetares së LSI-në Tepelenë ndërsa gjithmonë ka rënë në sy për bukurinë dhe paraqitjen e saj të jashtme. Braha njihet dhe për miqësinë e saj me Vangjel Tavon, deputetin e LSI-së në Gjirokastër i cili e promovoi jashtë mase në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017. Ishte Tavo ai që e futi fillimisht Brahan në politikë.

Por me sa duket bukuroshja që dikur i mbahej fryma për LSI-së tani ka vendosur të shoh interesa më madhore dhe ka vendosur të pranojë mandatin e lënë nga miku i saj Tavo.

Kujtojmë që sot, ndryshe nga ajo 103 kandidatë nga listat e Partisë Demokratike dhe 75 nga LSI kanë dorëzuar në KQZ formularët për të refuzuar marrjen e mandatit të deputetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here