Katër deputetë, të ardhur nga listat e PD dhe LSI, u betuan sot në Parlament duke marrë mandatet e djegura të opozitës së bashkuar.
Lidhur me këtë, gazetarja e Abc News Juli Xhokaxhi, e ftuar në emisionin “Opinion”, është shprehur se, pranimi i mandateve është bërë për të mbyllur ndonjë vrimë.
“Unë besoj që Rama nuk ka patur nevojë t’i kontaktojë, ata që kanë hyrë kanë patur inate personale me kryetarin, ose për të mbyllur ndonjë vrimë. Pas kësaj valës së parë Rama mund të shtrijë dorën”, është shprehur ajo.