Drejtori i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Christian Danielsson pritet të mbërrijë për një vizitë zyrtare sonte në Tiranë.
Ai do zhvillojë nesër takime me krerët më të lartë të shtetit si dhe politikës, ndërsa në fokus do të jetë kriza politike në vend.
Mësohet se pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësuesit e opozitës do të ketë edhe një konferencë shtypi.
Vizita e Christian Danielsson vjen në një kohë kur opozita ka djegur mandatet duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare pa Edi Ramën kryeministër. Opozita akuzon se qeveria është e lidhur me krimin dhe ka blerë zgjedhjet.