Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se ka patur një fletë-arresti për dosjen 339, por sipas tij, është ndaluar rrugës para se të ekzekutohej. Ai numëroi edhe arsyet në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në “News 24” se pse opozita vendosi t’i digjte mandatet e deputetit.
“Pse u kthyem nga deputet në ish-deputet? U konsumua çdo lloj rruge komunikimi me maxhorancën dhe me këtë kryeministër. Arriti puna që ne ishin të padobishëm dhe nuk mund të përfaqësonin ata që na kishin votuar. Jeni edhe ju dëshmitar se ne kemi ngritur zërin për kriminalizimin e administratës. Inkriminimi total i policisë dhe koha e vërtetoj. Nuk ka ndodhur rastësisht që zemra e Evropës u kthye në Kolumbi. Korrupsioni është galopant, Shqipëria është për herë të parë në listën e pastrimit të parave të zeza. Ka qenë një flet arresti i prerë për dosjen 339, por është tërhequr rrugës.
Televizioni News 24 e ka nxjerr i pari pastaj VOA i është referuar. Është e pamundur që këtij pushtetit ti numërosh skandalet. Nëse këto skandale do të ndodhin në një vend të Europës do të binte qeveria brenda 24 orësh. Qeveria vjedh votat dhe rri në këmbë. Përzë 500 mijë shqiptarë dhe del dhe i bën budallenj shqiptarët. Sot pas dosjes 339, të gjithë ne e kuptojmë se pse Rama doli në fushatë me tepsi dhe timon dhe pa program”, tha ai.