Sunday, December 15, 2024
Home Aktualitet Fitorja historike në Tuz! Nik Gjeloshaj: Shqiptarët kanë kthyer vetëbesimin dhe shpresën

Fitorja historike në Tuz! Nik Gjeloshaj: Shqiptarët kanë kthyer vetëbesimin dhe shpresën

0
117

“Vullneti i dëshmuar në zgjedhjet lokale, dëshira për të instaluar një pushtet shqiptar në krye të komunës të bindur se kjo duhet të jetë e ardhmja jonë, janë sfidat që duhet përballur por, edhe për të realizuar pikësynimet tona programore”, shprehet Nik Gjeloshaj.

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën ‘Evropë’ ka deklaruar se shqiptarët në Tuz, kanë rikthyer vetëbesimin dhe shpresën për të ardhmen në trojet e veta.

Ai u shpreh mes tjerash se një bashkim i tillë ka fituar mbështetjen e opinionit mbarë-shqiptar për ruajtjen e vlerave të shenjta kombëtare.

“Ne, u angazhuam me përkushtim që pasi fituam komunën e plotë, të administrojmë vetë me të mirat që disponojmë dhe bashkërisht me qytetarët e Tuzit dhe të Malësisë, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më premtuese, sidomos për brezat e rinj. Të gjendur përball kësaj sfide, vepruam në drejtim të unifikimit të spektrit politik shqiptar në këto hapësira. Iniciuam bisedimet dhe ia arritëm që të bashkojmë forcat të bindur se kjo është rrugëtimi më i sigurt drejtë fitores së shumëpritur”, ka thënë Gjeloshaj.

Gjeloshaj ka folur edhe për sfidat që e presin në të ardhmen, ndërsa ka pohuar se nuk do të kursehet në asnjë moment për të kontribuuar në ruajtjen dhe përçimin e vlerave kombëtare.

“Vullneti i dëshmuar në zgjedhjet lokale, dëshira për të instaluar një pushtet shqiptar në krye të komunës të bindur se kjo duhet të jetë e ardhmja jonë, janë sfidat që duhet përballur por, edhe për të realizuar pikësynimet tona programore. Aq më parë pasi përgjegjësia bie mbi ne, sepse ne ishim ata që iu qasëm punës me përkushtimin më të madh në sensibilizimin e opinionit shqiptar, jo vetëm në trevën e Tuzit dhe të Malësisë”, ka thënë Gjeloshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here