Ja si e injorojnë Ramën italianët…

0
107

Kryeministri Edi Rama, u ngrit në mes të krizës politike dhe protestave të opozitës dhe mori avionin, për t’u paraqitur në një studio televizive në Itali. Rama njoftoi në parlament, se do të fliste për median italiane, për të sqaruar popullin italian, lidhur me situatën politike në Shqipëri. Konkretisht, Rama kërkonte të tregonte se protestat në Shqipëri, nuk janë shprehje të revoltës popullore.

Duke qenë se kryeministri e mori shumë seriozisht këtë intervistë dhe e reklamoi gjatë gjithë ditës, ajo u prit me shumë interes nga qytetarët. Por,  veç Ramës, duket se askush nuk e kishte marrë edhe aq seriozisht kërkesën e kryeministrit për të sqaruar popullin italian. Kjo pasi, Rama u shfaq në pjesën e fundit të emisionit, në orën 00:20,  si një shtesë fare e parëndësishme. Nuk dihet nëse ndonjë italian ka qenë zgjuar në atë orë, për të dëgjuar argumentat e kryeministrit tonë.

Për ta shpjeguar më thjesht për publikun shqiptar, se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën në Itali, mendoni për një moment emisionin e gazetarit Blendi Fevziu, i cili në pjesën e tretë, shpesh shfaq një kronikë, për të mbushur kohën televizive dhe thotë: “natën e mirë, në pjesën e tretë do të ndiqni…“.

Ndërkohë në rrjetet sociale të emisionit italian, kanë vërshuar komente të shumta negative në drejtim të kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here