“Kryeministri, Shkodrën e njeh mire dhe jo me kot i trembet. Vitet e fundit nuk guxon te hyje ne Shkodër vetëm tinzesh. Jemi njerëz të lirë dhe kjo duhet të dëgjohet mirë, në nuk marrim dhe as veprojmë nën urdhra”, shprehet Voltana Ademi.
Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi flet për Ora News rreth propozimit te opozitës për djegie mandatesh edhe nga kryebashkiakët, duke theksuar se do të respektojë vendimin e Partisë Demokratike.
Ademi: Është një proces ne diskutim por si anëtare e kryesisë së PD do të mbështes çdo vendim. Vendi është në një situatë të rënde ekonomike dhe politike, prandaj qytetarët janë në shesh dhe opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve, por nuk kishte rruge tjetër. Kemi një dhunim politik të mazhorancës. Kemi një sistem të kalbur që cenon jetën e secilit prej nesh.
Ademi i përgjigjet edhe akuzave se administrata e saj ka dalë në protestë.
Ademi: “Kryeministri, Shkodrën e njeh mire dhe jo me kot i trembet. Vitet e fundit nuk guxon te hyje ne Shkodër vetëm tinzesh. Jemi njerëz të lirë dhe kjo duhet të dëgjohet mirë, në nuk marrim dhe as veprojmë nën urdhra. Në Shkodër njerëzit e kane sensin e thënies se fjalës së lirë e kane bërë gjithmonë.
Por a krijon precedent djegia e mandateve?
Ademi: “Kjo mendoj se do të jetë kembane për çdo qeveri dhe pushtetet që do të vijnë. Do Zoti te jete një mësim që të kuptojnë se kur nuk veprohet mirë, njerëzit kanë të drejtë. Largimi i Ramëes çdo ditë që kalon është vonë dhe kjo dëmton vendin”.