A rrezikohet vendi nga një konflikt civil?! Ja përgjigjia e Kryemadhit…

0
138

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se ideja e djegies së mandateve është artikuluar në fillim nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

“Ideja e djegies së mandateve është artikuluar në fillim nga z.Berisha. Më pas është mbajtur si ritëm nga analistët dhe mediat. Kemi pasur debate mes LSI-së dhe PD-së për djegien e mandateve. Ne ramë dakord të gjitha palët, pasi konsumuam cdo Element institucional. Mbasi ezauruam cdo institucion, nuk na ngeli gjë tjetër veç marrja e këtij vendimi, pasi u përballëm me arrogancën dhe shkeljen flagrantate të Kushtetutës nga ana e maxhorancës. Ne dogjëm mandatet, sepse do ishim bashkëfajtor në kapjen e shtetit”, deklaroi ajo.

Ndryshe nga sa thotë Kryeministri Edi Rama se LSI është ajo që blen votat, kryetarja e kësaj partie thotë se këto janë mashtrime.

Pyetjes se arrezikohet vendi të shkojë drejt një konflikti civil nëse kryeministri Rama organizon mbështetësit dhe militantët e tij, Kryemadhi u përgjigj:

“Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë ne protesta paqësore. Në po sensibilizojmë opinion publik. Ne po menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës”

“Unë jam e gatshme dhe unë tërhiqem automatikisht nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika”

Sipas Kryemadhit, nuk ka asnjë raport nga OSBE që ta thotë këtë. “Nuk ka asnjë denoncim të PS-së ndaj LSI as dhe të ndonjë partie tjetër ndaj LSI, për shitblerje vote”.

“Mos harroni që për herë të parë në histori, prokuroria shqiptare çertefikon në përgjime zyrtare përdorimin e bandave të krimit të organizuar në blerjen e votave në favor të partisë që është në pushtet”, theksoi më tej Kryemadhi në “Opinion”.

Sipas kryetares së LSI ka një kapje të të gjitha institucioneve dhe shkatërrim të sistemit të drejtësisë.

“Kemi ardhur në këtë moment, që opozita shqiptare për të mos vendosur përballë konfliktit shqiptarët, opozita morri një vendim ekstrem që ndan konfliktin social dhe konfliktin fizik midis njerëzve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here