Basha zbulon prapaskenën tek Bruno Vespa! Rama ka paratë e drogës dhe Zgarbat e tij, por është në grahmat e fundit

0
146

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”. Basha deklaroi se në emisionin e Bruno Vespës, ku ishte i ftuar edhe kryeministri Rama,  i është ndërprerë fjala, edhe pse ishte premtuar se intervista e tij do të transmetohej për tre minuta e gjysmë. Megjithatë, Basha tha se asgjë nuk do të mund ta shpëtojë Ramën, edhe pse ai ka partë e drogës dhe njerëz që e ndihmojnë në propagandën e tij.

Lulzim Basha: Nuk merrem më me Ramën, ai është përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli. Mund të bredhë si Arafati, paratë e drogës i ka me shumicë. Zgarba me shokë ka me shumicë, qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por janë grahmat e fundit.  I kemi parë tek autokratët dhe diktatorët, nga Ukraina deri në Ballkan.

Ne po merremi jo vetëm me aksionin qytetar, që do të zhbëjë asamblenë e krimit, por do të merremi me projketin pas kësaj.Ky sistem duhet shembur dhe rrafshuar në mënyrë që të mos mbijë asnjë Ramë tjetër.Për këtë, unë, bashkë me PD-në, jemi të vendosur që t’i japim jetë një projekti të ri, një demokraci ku të ketë kufizim të pushtetit, institucionet që i kontrollojnë këto persona. Të ketë parlament, jo thjesht paradhomë të kryeministrit.

Ylli Rakipi: Ju folët në emisionin e Bruno Vespës, dolët vetëm për një minutë e gjysmë

Lulzim Basha: Bëra gabim, sepse më thanë se do të më jepeshin 3 minuta e gjysmë, por pastaj nuk e di cfarë ndodhi, u katandis kokoshi një thelë. Ishte një gabim, por ajo ishte një shfaqje. Marrëveshja ishte që do më jepeshin 3 minuta e gjysmë

/TPZ.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here