Dorëheqja e prokurorit Petrit Fusha/ Zbulohen prapaskenat dhe favorizimet ndaj krimeve të rënda….

0
248

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka lëshuar akuzat të forta ndaj Petrit Fushës, prokurori që u dorëhoq dje nga detyra pa iu nënshtruar procesit të vetting-ut. Zhupa thotë se Fusha do të mbahet mend si prokurori që favorizoi zyrtarët për krimet më të rënda, ndërkohë që arrestoi berberët për mos-pajisje me kasa fiskale.

Sipas Zhupës, reforma në drejtësi do të kishte kuptim nëse prokurorë si Petrit Fusha do të dilnin para drejtësië dhe jo të gëzojë i pashqetësuar milionat e korrupsionit.

“Petrit Fusha është ai drejtues që urdhëroi pushimin e shumë çështjeve me ndjeshmëri publike që nga hetimet e koncesioneve, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës e deri te krimi më i rëndë i ndodhur në landfillin e Sharrës, ku viktimën e deklaroi “fajtor” për vdekjen e tij! Është prokurori që favorizoi zyrtarët e pushtetit edhe për krime më të rënda! E do mbahet mend vetëm si prokurori që arrestoi berberët për mos pajisje me kasa fiskale! Reforma në drejtësi do kishte kuptim nëse prokuror si Fusha do viheshin para drejtësisë dhe jo të iknin të gëzonin të pashqetësuar milionat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, shkruan Zhupa.

Petrit Fusha ka drejtuar edhe Prokurorinë e Tiranës ku çështja e fundit e bujshme që kishte në dorë ishte vrasja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Një kafe e tij me kryebashkiakun Erion Veliaj, përgjegjës për landfillin, ngriti dyshime të forta mbi përdorimin politik të Fushës, i cili në Gjykatë çoi një dojse, siç u shpreh trupi gjykues, të pa hetuar siç duhet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here