Mjeku i dhunuar, ‘i thyen kockat e fytyrës’. Zef Doda do t’i nënshtrohet terapisë…

0
204

Në vijim do të vlerësohet nëse do të jetë nevoja që ai t’i nënshtrohet operacionit ose jo.

Zef Doda, mjeku i dhunuar sot në qytetin e Lezhës, do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Burime pranë QSUT shprehen se, pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Po ashtu mësohet se ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë.

Doda u godit sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë nga 24-vjeçari me iniciale E.L.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here