Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit Maj’.
Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në Opinion.
‘Zgjedhjet lokale do të shtyhen në muajin shtator-tetor’, është shprehur më tej Kryemadhi.
Sipas kryetares së LSI-së, ‘Edi Ramën e tmerron dalja e qytetarëve të Tiranës në rrugë.
Nuk e tmerrojnë 20.000 qytetarë të ardhur nga rrethe.
Protesta e djeshme ishte vetëm me qytetarë nga Tirana. Rama është i rrezuar.
Mjafton të shikoni se cili nga institucionet sot punojnë. Rama është i rrezuar. Ne do të vazhdojmë sensibilizimin tonë.
16 marsi do ketë tjetër imazh. Protesta e 16 marsit do të jetë më e madhja’.