E ashpër në reagimin e saj ndaj europarlamentarit Knut Fleckenstein ishte mbrëmjen e së mërkurës në ‘Opinion’, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
E pyetur nga gazetari Blendi Feviu lidhur me deklaratat e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili sipas deklaratës së Kuvendit të Shqipërisë, në takimin me Kryeparlamentarin Ruçi ka thënë se ‘Zonja e Parë’ e vendit nuk duhet të pengojë negociatat.
Kryemadhi: Unë mendoj që deklarata e Fleckenstein është, është gjuhë shumë vulgare. Fleckenstein duhet të kuptojë që nuk është zot i shtëpisë së vet këtu, sepse shqiptarët kanë zot. E dyta, uroj që Zoti Fleckestein të jetë kandidat sërish dhe e treta, sa certifikata lindjeje ka zoti Fleckenstein tek shtëpia e vet, ne kemi diploma universiteti, pavarësisht se janë apo s’janë universitete shqiptare, ta dijë se nuk janë universitetet që ka mbyllur Edi Rama. Zoti Fleckenstein e para e punës uroj që të ketë qenë esëll kur e ka bërë atë deklaratë, e dyta i kam kërkuar Komisionit Europian të sqarojë nëse është e vërtetë deklarata apo jo. Jo, nuk e tha live në Tv, e nxori Kuvendi i Shqipërisë si deklaratë, live tha Kryetarja e LSI-së. Unë po pres reagimin zyrtar nëse është e vërtetë. Por nuk më shqetëson fare, çdo grua shqiptare është zonjë e parë.
Kryemadhi tha se 58 për qind e shqiptarëve nuk mendojnë se këtë krizë mund ta zgjidhin ndërkombëtarët.