Bojkoti në futboll! Berisha: Kreu i meduzës dhe lidhjet e tij me krimin, përgjegjësi direkte për dhunën

0
149

Me anë të një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha shkruan se, në narkoshtetin e kakistokracisë kampionati i futbollit bëhet i pamundur! Ndalimi i kampionatit kombëtar të futbollit pas dhunës në ndeshjen Kamza-Laçi, ka shkaktuar reagimin e Berishës.

Statusi:

Ne narkoshtetin e kakistokracise kampionati i futbollit behet i pamundur!

Miq, Edvin Kristaq Rama, kreu i meduzes me lidhjet e tij te ngushta me krimin dhe me sharjet prej gangsteri ka shnderuar dhunen ne dukuriu te zakonshme publike.
Ne kete kontekst, ne kete terren dhune zhvillimi i ndeshjeve te futbollit pas dhunes se eger e te perseritur ne stadiume kunder gjyqtareve dhe lojtareve ben te detyrueshme per here te pare ne historine e vendit nderprerjen e kampionatit te futbollit.

Me kete rast duke shprehur solidaritetin tim me gjyqtaret dhe lojtaret viktima te dhunes, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te kreut te meduzes dhe organeve te narkoshtetit pergjegjese direkt per dhunen dhe pasigurine ekstreme qe shoqeron zhvilimin e kampionatit te futbollit ne Shqiperi. sb

Pas dhunës ndaj arbitrit Hamiti në sfidën e Superligës Kamza-Laçi, shoqata e arbitrave vendosi bojkotin e futbollit deri në një datë të pacaktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here