Bushati: Jo vetëm rrethim Kryeministrie, por dhe djegie bizneseve të oligarkëve të Ramës

0
106

Analisti Andi Bushati, tha mbrëmë në emisionin “Të Paekzpozuarit” te Ylli Rakipit se opozita dhe populli duhet jo vetëm të rrethojë kryeministrinë apo parlamentin, por të godasin edhe oligarkët e kryeministrit. Ky soji biznesmenësh e mbajnë Ramën në pushtet, shtoi Bushati. Ai kërkoji që për ta luftuar dhe rrëzuar klikën e kryeministrit, duhet paralelisht që të bojkotohen nga publiku blerja e produktëve të këtyre oligarkëve. Një ide të tillë e pati kërkuar edhe analisti Andi Bejtja.

Andi Bushati shkoi edhe më tej kur i kërkoi publikut dhe opozitës se janë disa oligarkë të cilët marrin tenderimet publike, leje ndërtimi, koncensionet, etj nga buxheti i shtetit prej kryeministrit dhe sëbashku blejnë mediat dhe gjithçka në këtë vend. Bushati bëri një thirrje e cila duket radikale kur tha që populli duhet të djegë edhe ndonjë biznes të tyre, sepse këta po e mbajnë Ramën kryeministër që ta përdorin për të përlarë fondet e buxhetit.21`

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here