Ervin Mata rrezikon të kthehet në qeli, ja çfarë ka ndodhur…

0
145

Pak ditë më parë një nga protagonistët e ngjarjes kriminale në Bllok ku mbeti i vrarë një person, Fabian Gaxha, dhe u plagos rëndë një tjetër, Ervin Mata, u vetë-dorëzua vetë në Policinë e Tiranës pas pesë muajsh në arrati.

Pas këtij hapi Mata brenda 24 orëve u la i lirë nga gjykata me masën lehtësuese, “Detyrim paraqitje”. Por duket se “hesapet” e Matës me drejtësinë nuk u mbyllën me kaq. Ditën e sotme Prokuroria ka ndërmarrë apelimin e masës së mësipërme në Gjykatën e Apelit duke kërkuar rikthimin në qeli të tij.

Edhe katër ditë më parë, kur u dha vendimi, Prokuroria këmbënguli për masën “arrest me burg”.

Pas pesë muajsh arrati, Ervin Mata u dorëzua vetë në Policinë e Tiranës mbrëmjen e 1 marsit. Ervin Mata ishte njëri prej personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në 4 Tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj. Hetimet e policisë nuk e kanë përcaktuar ende rolin e tij në konfliktin me armë. Njëra nga pistat e hetimit është ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin. Por në dëshminë e tij, Mata tha se nuk kishte vrarë njeri dhe se ishte arratisur nga frika e një hakmarrje të mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here