Kejdi Mehmetaj: Ne do na kesh pas këmba-këmbës. Dokumente/Kryebashkiakja e Roskovecit, terror banorëve

0
119

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, akuzon kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, se shkatërroi me urdhër politik terrenin sportiv të shkollës “Goja e Artë”.

Statusi:

Ndjej keqardhje dhe mëshirë të thellë për Kryetaren e Bashkisë Roskovec, e cila në vend se të tregonte sot në ditën e gruas dinjitet, theu sërish ligjin dhe sërish e vuri veten në krah të banditëve.
Edhe pse kishte në dorë dy vendime gjykate, njoftimin zyrtar nga Përmbarimi dhe kallëzim në Prokurori, shkatërroi me urdhër politik terrenin sportiv të shkollës “Goja e Artë”.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbatojnë ligjin me Kryetaren e Bashkisë Roskovec. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të shkojë në Roskovec, të shohë nga afër terrorin që bëhet çdo ditë ndaj banorëve, të shohin si shkelen ligjet dhe vendimet e gjykatave, të shohin si shkatërrohet qyteti dhe si e trajton Kryetarja e Bashkisë Roskovecin, si ta kishte pronë private.
Majlinda, me ty tani e tutje do të merren institucionet e drejtësisë dhe mos mendo se do ja hedhësh paq, qytetarët e Roskovecit dhe NE do na kesh pas këmba – këmbës.

Fotografia e Kejdi Mehmetaj

Fotografia e Kejdi Mehmetaj

Fotografia e Kejdi Mehmetaj

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here