Sot kudo në botë festohet festa e gruas dhe aktori i njohur i humorit Jul Deda ka uruar bashkëshorten, nënën dhe vajzën e tij.
Aktori ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë në të cilin vlerëson rolin e gruas në shoqëri.
“Nënë, bashkëshorte dhe bija ime ju dua shumë, ju respektoj dhe ju mbroj me jetë sepse ju jeni vetë jeta. Sakrificat e grave janë si një gjerdan mijëra metrash me gurë të çmuar të cilat burra kapriçozë në shumicën e rasteve nuk ia dinë vlerën. Me një grua është mëkat të sillesh keq, është mëkat të shtiresh.
‘Një gruaje mos i dhuro lule sot, nëse ke ndërmend ta ofendosh nesër apo ta çosh për drekë sot dhe nesër t’a rrahësh. Ajo s’ka neovjë për dhuratat e shtirura sot, duke e ditur se nesër do t’i dalë prej hundësh e gjitha. Një grua ka nevojë të ndihet e çmuar çdo ditë të jetës së saj sepse e meriton. Gëzuar 8 marsin’ përfundon mesazhin Julian Deda.