Qindra protestues me pankarta në duar kanë kundërshtuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Fier. Ata janë mbledhur përpara selisë së degës së Partisë Demokratike dhe kanë nisur marshimin drejt ambienteve ku kryeministri do të zhvillojë takimin me rastin e 8 Marsit. Trupa të shumta policore kanë ndërprerë rrugën e protestuesve për në ambientet ku kryeminstri do të zhvillojë takimin. Pas kësaj, protestuesit janë konfrontuar me policinë.
Në mbështetje të protestuesve në qytetin e Fierit ka dalë edhe kryetari i PD-së në Fier, Luan Baçi, i cili ka ngritur akuza ndaj policisë se ka goditur protestuesit për të ndaluar kalimin e tyre.
Baçi ka thënë se nuk po lejohen të kalojnë as zonjat të cilat janë nisur për të festuar për 8 Marsin. Ai ka shtuar se portesta e tyre është paqësore dhe se nuk e kupton arsyen pse policia nuk e lejon kalimin e qytetarëve.
Përveç policisë së shtetit në këtë zonë ka shkuar edhe punonjës të Gardës së Republikës për të garantuar sigurinë për kryeministrin Edi Rama.