Pesë automjete janë përfshirë në dy aksidente të ndryshme të ndodhura pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.
Rreth orës 17:00 është regjistruar aksidenti i parë në autostradë, ku një autoveturë e tipit BMW është përplasur me me një automjet tjetër para saj. Vetëm pak çaste më vonë dhe pak metra më larg, tre autovetura godasin njëra-tjetrën.
Mësohet se shkak i dy aksidenteve ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin, por fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka patur të lënduar në njerëz.
Aksidentet sollën trafik në autostradë, që u rregullua me ndërhyrjen e forcave të policisë rrugore.