Lulzim Basha u ndal sot në Paskuqan, ku ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën 16 marsit , për largimin e qeverisë. Basha tha se kryeministri ka zgjedhur të varfëroi dhe të përçajë shqiptarët për të sunduar dhe jo qeverisur.
Shqipëria nuk është vend i varfër por vend i vjedhur nga Edi Rama, oligarkët. Kësaj do i japim fund dhe në rrugën tonë nuk ka hap pas. Ju kërkoj të jemi të gjithë bashkë më 16 mars dhe të vazhdojmë betejën tonë deri në fitore.
Basha u takua me qytetarë dhe biznese të zonës, ndërsa premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.
“Ne e kemi planin uljen e çmimit të naftës me 30 leë, uljen e taksës për biznesin e vogël me 0.5 % xhiro në vit dhe asnjë taksë tjetër as lokale dhe as qëndrore. Do heqim taksën e rrugës së Kombit, patjetër”, tha Basha.