Të ëndërrosh se po humb flokët është një shenjë shumë e zakonshme e pasigurive, sëmundjeve dhe fatkeqësive, kjo nga këndvështrimi tradicional. Sa i takon këndvështrimit psikologjik humbja e flokëve lidhet me humbjen e kontrollit në fushën profesionale dhe në jetë.
Sipas Frojdit flokët kishin një nëntekst seksual dhe prezantonin një objekt falik. Jo rastësisht flokët e grave janë simbol bukurie dhe joshjeje, në disa kultura gratë janë të detyruara që ti mbulojnë flokët me shami ose paruke.
Kuptimi i ëndrrave varion nga ëndrra në ëndërr. Kështu ndryshon kuptimi i ëndrrës në varësi të asaj që bëjmë me flokët në ëndërr.
Ëndërr sikur je pa flokë
Kjo do të thotë se ke kaluar një zhgënjim të madh ose ke shumë probleme dhe ndjehesh i pasigurtë.
Flokë që rriten
Kjo është një ëndërr e mirë, do të thotë se po fiton besim në vete forcë dhe shëndet.
Ëndërr sikur pret flokët
Nëse prisni flokët kjo tregon se ka diçka në mënyrën se si mendoni që duhet ndryshuar. Një prerje flokësh tregon situate dhe role të reja sociale të cilat duhet ti provoni.