Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetin social facebook, drejtuar Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, pas kërkesës së këtij të fundit për të shtyrë Ditën e Verës.
Statusi:
Dikush ti tregojë Kryetarit të Bashkisë Tiranës se dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me LIGJ.
Ja ku e ka, në nenin 1, pika g!
Është vendosur me ligj festa dhe pushimi dhe jo me Twitter, as me FB e as me Instagram. Ligji nuk ja ka lënë të drejtën as të shtyjë e as të vendosë data të reja Kryetarit të Bashkisë!
Populizmi është thjesht akt i pështirë paligjshmërie! ???
Le pastaj, kur bën sikur po pyet popullin!!! Kur ja zë sheshet e driten e diellit me kulla nuk ndihet!!
Turp!