Mbledhja e Kryesisë/ Porosia kryesore që kreu i PD-së jep për protestën më 16 Mars!?

0
130

Mësohet se porosi kryesore e mbledhjes ishte që pjesëmarrja e qytetareve në protestën e 16 marsit, të kalojë atë të 16 shkurtit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot rreth orës 15:00 Kryesinë e PD-së si dhe ish-grupin parlamentar.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb”, se gjatë mbledhjes Basha e ka cilësuar largimin e Ramës si një emergjencë kombëtare.

“Largimi i Ramës çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë.”-ka thënë Basha.

Në mbledhje mësohet të jetë diskutuar edhe për çështje të organizimit të partisë, si dhe për mënyrat sesi mund të kontaktohen sa më shumë njerëz. Kujtojmë që kjo mbledhje vjen pas protestës së paralajmëruar të 16 marsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here