Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës Petro Nini Luarasi, janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.
Banorët e 4 familjeve janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar. Një prej banoreve është shtatzënë dhe ka pasur kontraktime gjatë momenteve të tensionit.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.
“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha,. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti”, shprehen mes britmave banorët.
“Na morën jetën, na pushkatoni” dëgjohen teksa ulërasin zonjat e shtëpisë.
Kujtojmë që banesa e tyre ndodhet në truallin e ish- pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.
Kujtojmë se banorët deklarojnë se e kanë blerë këtë pronë që në vitin 1939 nga shteti, kohë edhe kur i është sekuestruar prona nga qeveria e kohës nga ish-pronarët