Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në qytetin e Korçës dhe po takohet me qytetarët atje për t’i ftuar një për një në protestën e 16 marsit në Tiranë.
Në takimin me një shitës mishi, Basha, dëgjoi në fillim problemin e tij, mungesën e shitjes. Pas kësaj, i bëri ftesë për në protestën e 16 marsit.
“E gjithë Shqipëria punon që të pasurohet një njeri. Kjo duhet të marrë fund. Kryesoja është që vendimmarrja të jetë në duart e njerëzve. Kjo është beteja, në 16 mars kemi takim me historinë, na thërret Europa.”