I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, politikani i njohur Paskal Milo tha se Parlamenti aktual duhet të shkrihet dhe të shkohet në zgjedhje me një sistem tjetër elektoral.
“ Parlamenti shqiptar sot de jure është legjitim, por de facto është i përçudnuar. Ata deputetë që kanë pranuar të shkojnë atje në emër të legjitimitetit, në brendësi të ndërgjegjes së tyre ndihen jo komod përballë një opinioni që gjithmonë e më shumë po krijohet bindja se sa më shpejt të gjendet zgjidhja, aq më mirë është për Shqipërinë. Një Parlament i tillë me një përbërje të tillë duhet të zhbëhet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një sistem tjetër dhe me një ligj tjetër, nëse mendojmë për Shqipërinë”