Situata e trazuar politike/ Grida Duma bën një deklaratë të fortë: Pranojmë një qeveri tjetër të majtë, por…

0
137

E ftuar në emisionin ‘Kapital’ në Vizion Plus, Grida Duma ka thënë se asgjë nuk mund të parashikohet tanimë në politikën shqiptare.

Por ajo është shprehur e sigurt se nuk mund të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor pa PD.

‘Zgjedhjet as që bëhet fjalë të mbahen pa PD. Nuk mund të ketë opozitë artificiale. Nuk mund të jetë askush kaq i papërgjegjshëm që të çoje një vend anëtar të NATO në zgjedhje pa opozitë’, tha Duma.

Duke folur për objektivin e lëvizjes radikale, atë të dorëzimit të mandateve, Duma  ka deklaruar: ‘Objektiv nuk është rrëzimi i kësaj qeverie dhe ardhja e një qeverie të djathtë. Mund të jetë një qeveri tjetër e majtë, por jo me Edi Ramën’.

Lidhur me rolin e faktorit ndërkombëtar qe ka dënuar pa ekuivok dorëzimin e mandateve, Duma ka thënë se: ‘Ndërkombëtarët janë duke kryer detyrën e tyre. Ata duan zgjidhje institucionale, kjo është normale nga ana e tyre. Ne po punojmë që t’i  bindim ata që beteja jonë jashtë institucioneve është për t’i bërë vetë institucionet funksionale’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here