Trondit Zhupa: Pse ka frikë Veliaj të presë shiritin e kullave?

0
186

“Ina Zhupa është shprehur se situata aktuale është problematike, pasi Bashkia e Tiranës po jep leje ndërtimi pa kriter. Ajo ka theksuar se kryebashkiaku Veliaj po mbjellë kulla dhe jo pemë siç shfaqet nëpër televizione.”

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ishte e ftuar në studion e lajme të Fax News. Zhupa foli për situatën aktuale të lejeve të ndërtimit, duke marrë shkas edhe nga ngjarja e fundit te “Petro Nini”, ku përmbaruesit kërkojnë t’u prishin banesat katër familjeve, pasi sipas tyre janë të paligjshme.

 

“ Në televizion Erion Veliaj paraqitet sikur mbjellë pemë por realisht mbjellë kulla, ai nuk ka shkuar të presë shiritin e kullave se e di që nuk do të votohet nga qytetarët po ta bëjë këtë”.

Më tej Zhupa ka folur për protestën e 16 marsit , duke paralamëruar se do të jetë më e madhja. Ajo është shprehur se Kryeministri Rama ka që në vitin 2014-të, që nuk është takuar me qytetarët e Shqipërisë, pasi sipas saj kryeministri Rama zhvillon takime partiake të mbyllura.

“Ne jemi të përhapur në të gjithë Shqipërin për t’i rikthyer qytetarëve besimin e humbur. Protesta e 16 marsit do të jetë më e madhe. Edi Rama e ka humbur luksin që të takojë njerëz në rrugë, takimi I fundit që ka bërë Rama me qytetarët ka qënë në vitin 2014. Rama i thërret qytetarët në takime, i mbyll diku pasi takimin që ka zhvilluar e kalon në disa filtra para se ta shfaqë në televizion, sepse e di që populli është i revoltuar”.

Zëdhënësja e PD-së ka folur edhe për deputetët të cilët kanë pranur mandatet, duke theksuar se ata nuk përfaqësojnë opozitën pasi nuk ia kanë idenë se përse janë futur në Parlament.

“Legjitimiteti i Parlamentit ka rënë sepse aty nuk ka opozitë, pasi nuk mund të përfaqësojnë ato pak deputetë që kanë pranuar mandatet, ata nuk e dinë se për çfarë janë futur në Parlament”.

E pyetur nga gazetarja se çfarë do të ndodhë me deputetët që do të pranojnë mandatet. Zhupa është shprehur se në bazë të Statutit të PD-së, deputetët do të përjashohen nga partia.

“Në bazë të Statutit që ka miratuar PD-ja, deputetët të cilët pranojnë mandatet do të përjashtohen automatikisht nga partia”- u shpreh Ina Zhupa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here