50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”! Trondit gazetari: Po Kryeministri Edi Rama…Dosja e hetuar në katër shtete…

0
135

Nga Basir Çollaku

Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotësia e hetimeve.

Një dosje e madhe mijëra faqesh hetuar në katër shtete, dërgon të pandehur mininistrin e brendshëm për katër vite, periudhë brenda së cilës, sipas raportit të Guardia di Finanzza u mbollën 219 hektarë më canabbis vetëm në vitin 2016-të.

Tashmë thuajse dosja e pragmbaruar e Prokurorisë për Saimir Tahirin, ish-ministër i brendshëm i akuzuar për trafik ndërkombëtar drogë dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal “Habilaj-Tahiri”, është në orët e nisjes së një procesi gjyqsor.

A do të jetë Gjykata, violinë e parë në seancat e pritura, pasi prokuroria thuajse ka përcjellë të gjithë hulumtimin e saj 16 mujor në Shqipëri, Itali, Greqi, Mali i Zi, një hetim rajonal dhe ndërkombëtar ndaj kësaj organizate “Habilaj-Tahiri”?

Po kush janë 50 gjysmëhijet e “Tahirit” në këtë dosje?!

Një dosje e madhe mijëra faqesh hetuar në katër shtete, dërgon të pandehur mininistrin e brendshëm për katër vite, periudhë brenda së cilës, sipas raportit të Guardia di Finanzza u mbollën 219 hektarë më canabbis vetëm në vitin 2016-të. Po Kryeministri i vendit Edi Rama, a duhej të ishte pjesë e pandehjes hetimore, si shkak i mosveprimit të qeverisë së tij, mininistrit të tij, vartësvë të pushtetit të tij?! A është ai pjesë e përfitimit financiar marramendës të këtij trafiku?!

Po Mimi Kodheli, ish-ministrja e Mbrojtjes në këtë kulm droge në Shqipëri, në vartësinë e të cilës ishin shërbimet e ushtrisë, ku radarët janë pjesë e skemës mbështetëse të trafikut të drogës, pajisje të akuzuara e dyshuara për mosfunksionim, apo funksionim sipas porosive të banmdave?!

Po ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, ministria e cila natyrshëm kishte një lloj pushteti mbikqyrës e kontrollues, për aeroportin e Rinasit, a ka hetim të brendshëm, për veprime e mosveprime të kësaj ministrie dhe agjencive të saj? Janë së paku dy avione transportues droge të rrëzuar si prova të mbushura me cannabis, me pilotët Guido Guidi dhe Xhorxho Riformato, të dy si turistë të kthyer në shtëpitë e tyre.?!

Po ministrja aktuale e transportit Belinda Balluku, ish drejuese e shoqërisë ANTA të kontrollit të gjithçkaje në Rinas, aeroport në të cilin trafiku i drogës ka episode jot ë pakta, a është pjesë e përgjegjësisë me veprime dhe mosveprime dhe a duhej të ioshte pjesë e këtij hetimi të madh?!

Po ministri pasardhës Fatmir Xhafa, që nuk mundi ta çonte asnjëherë forcën e ligjit në arrestimin e bashkë të akuzuarve të Tahirit, oficerëve drejtues të policisë Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode?

Po ish-ministri Arben Ahmetaj, mbikqyrësi i Financave por dhe komunikimit me tregun financiar ku Bankat, të fortdyshuara për pastrimin e madh të parave, të cilat në pjesën më të madhe kanë pasur origjinë dhe nga këto burime jo të ligjshme, ka dijeni dhe përgjegjësi, si një nga elementët e kësaj dosje të madhe të tkurrur në hetim?!

Po Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla që kishte kallzim që në vitin 2015 dhe çështja u investua të shkonte në mosfillim.

Po Arta Marku dhe Donika Prela, të cilët në 16 muaj nuk dërguan mjaftueshëm prova, apo nuk qenë aq transparent, për ta vënë përballë fakteve të panegociueshme çdo vendimmarrje në kahje të drejtësisë.

Drejtorë policie dhe prokurorë në qarqe të cilët kanë pasur informacione me emra konkret për lidhjet e agjentëve, drejtuesve të policisë, oficerëve, bashkëpuntorë të përfshirë në trafikun e drogës, me bandat në të gjitha qarqet.

Po dosja e SHISH e dorëzuar nga ish-shefi i shërbimeve Visho Ajazi në të cilën ndodheshin emrat mbi 200 oficerëve të policisë pjesë e skemës së kultivimit masiv të drogës në vititn 2016

Po 20 milionë euro siopas përgjimeve të dopsjes “Habilaj-Tahiri” të cilat nuk mjaftonin për zgjedhjet e për të cilat do të kujdesej ish-ministri i brendshëm.

Po tenderat e marrjes së mjeteve të sekuestruara nga Ministria e Brendshme fituara në shumicën e rasteve nga biznesi “Sota” , me të cilin ka episode të tjera hetimore jo pak të rëndësishme për ish-ministrin, për patentat e çiftit ministror të gjendur në makinën e biznesmenit, për 863 mijë eurot të cilat u gjendën po në fuoristradën e tij dhe për të cilat Prokuroria pretendon se janë jot ë biznesmenit por të ish-deputetit ish-ministër

Po marrëdhënia e biznesit Sota dhe Tahiri me kompaninë e ngrirë aso kohe me vendim gjykatë “Kurum” dhe episodi i strehimit të përkohëshëm deri në ndalim të Sotës teksa thuhej nga poilicia tjtër version nga sa ka ndodhur. Prokuroria mbase është në udhën e detajeve të tjera për zbardhje të plotë.

Po udhëtimet e deputetës Elona Gjebrea dikur zëvëndësministre me Tahirin dhe Habilajt, a janë episode të cilat prokuroria ka kaluar tangent dhe në mjergull?!

Po gjykatës për Krime të Rënda, të cilët morën vendimin e lirimit të pasaportës së ish-ministrit dhe lënien në gjendje të lirë nga masa e arrestuit shtëpiak, përse Kryeminsitri Edi Rama nuk u kontrolloi banesat ashtu siç bëri për njërin prej gjyqtarëve që ishte dakort në lehtësimin pjesërisht të dënimit për Dritan Dajtin?!

Po akuzat e shumta dhe lidhjeve të ish-minsitrit me Emiljano Shullazin, një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar a e ka hulumtuar në detaje prokuroria dhe dosja të kishte plotësi ose vendim të marrë për shumë pretendime?!

A është marrë në konsideratë serioze deklarata e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu kur tha një ditë para se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda është nën presion dhe ofertë për marrje parash, për të ndryshuar masën e sigurimit për ish-ministrin. Ka pasur këtu në këtë deklarim, vend për të investiguar qoftë edhe kryesisht se kush janë ata që bëjnë presion dhe ofrojnë para dhe kush janë ata që po i amrrin, sepse vendimi përkoi me dyshimin?!

Sa dorë ka Sorros në këtë histori, duke marrë në konsideratë dhe vizitën e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit në zyrën ovale takimin me ish-presidentitn Obama, për të përcjellë imazhin e një partneriteti të madh dhe pabesueshmëri të akuzave rreth trafiqeve për qeverinë shqiptare?!

A kanë pasur Prokuroria dhe Agjencitë ligjzbatuese, pushtet, vullnet, mundësi, detyrim ligjor të marrë dijeni për filmime takime, mesazhe të shkëmbyera mes Ramës, Tahirit, e shumë të tjerëve deputretë e pushtetarë qëndrorë dhe rajonalë, në këtë hetim katër shtetesh për një dosje, më e madhja e trafikut të drogës në vend, sepse nuk është një banndë qeverisëse e një qarku, por një pushtet kontrollues i 219 mijë hektarëve cannabis vetëm në vititn 2017, sipas raportit zyrtar të Guardi di Finanzza?!

A duhej të ishte ish-drejtori i përgjithshëm, pjesë e hetimit në këtë dosje, pasi shumë prova të pretenduara mbetën vetëm pjesë përgjimesh, dhe njëherësh ti bashkangjitej skandali pajisjes përgjuese ku edhe ambasada italiane ishte anemike?!

A është bërë hetimi në kuadër të ligjit Antimafia, ashtu si një vit më parë Prokuroria ka informuar për dy ish-minsitrat e brendshëm Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa njëri në akuzë trafiku ndërkombëtar droge, tjetri më vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar heroine dhe çfarë ka rezultuar?!

A ka në këtë dosje, hije të mëdha dyshimi përfshirë edhe Prokurorinë. Kush e shpërndau grupin prej gjashtë prokurorësh të Krimeve të Rënda, kur hetimi po bëhej intensiv dhe rreziku po ngjitej përtej ish-ministrit, të dhënat kërcënonin ligjërisht shefin e tij kryeministër?

Guardia di Finanzza a ka shkur pas fillit të qeverisë në këto vite duke monitoruar herë pjesërisht e herë vënë në ngushtinë e qeverisë së mëparshme për të ngadalësuar përpunimin e të dhënave?

Ndërkombëtarët, diplomatët e akreditaur në Tiranë, heshtjen e kanë pasur individuale, të deleguar nga kancelaritë e vendeve nga vijnë, apo një paqe e blerë për hir të stabilitetit dhe ekuilibrave rajonalë?!

Në të gjithë këtë superdosje të lënë në periferi për mjaft episode hetimore, a është Edi Rama peng në materiale të përgjuara, a janë shkëmbyer miliona dhe rrezikon dalja e sekreteve jo vetëm pushtet por dhe një riformatim llopgarish në të gjitha nivelet e llogarive të organizatës dhe pushtetit..?!

Marrë nga Shijak TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here