E tërhoqën zvarrë… I morën shtëpinë 70 vjeçare se duan pallat…

0
111

Gruaja në foto është Blerta Dervishi. Ishte në krye rë rezistencës 6 orëshe të banorëve që dje kundërshtuan nxjerrjen me dhunë dhe pa vendim  gjykate nga banesa ku jetojnë 14 frymë.

U mor zvarrë nga policët, mbrojti me trup portën e hekurt, që huliganët e sjellë nga Shërbimi Përmbarimor donin ta hidhnin në tokë për të zaptuar pronën ku pritet të bëhet pallat dhe atëherë kur mundte ngushëllonte të moshuarin me patericë që shihte në ditë të pleqërisë se si po i merrej streha 70-vjeçare. Qeveria e uzurpatorëve nuk mund t’ia falte këtë qëndresë qytetare dhe paqësore Blerta Dervishit. Dje ata nuk arritën t’ia merrnin banesën as me policë as me përmbarimorë, por u hakmorrën paturpësisht, duke e lënë pa punë.

Sot, drejtuesit e policisë së Tiranës, vendosën ta largojnë Blertën nga puna si efektive pranë Repartit ‘Shqiponja’, me motivacionin se ka penguar kolegët në ushtrimin e detyrës.

Çfarë hipokrizie qeveritare! Nga kryeministri që justifikohet se s’mund të diktojë vendimet e gjykatave, te ministri i Brendshëm që dje qortoi policët se nuk vepruan me mendje dhe me zemër dhe që sot nxjerr një grua të papunë, deri te drejtori i ri i policisë së Tiranës që zëvendësoi atë që u shkarkua, zyrtarisht, pas dhunës ndaj banorëve.

Ajo merionte sot një dekoratë, sepse, edhe në momentet më të vështira të jetës së saj, edhe pse e dhunuar nga kolegët dhe huliganët e Përmbarimit, arriti të kryejë detyrën e efektives, duke i hequr banorit të dëshpëruar sëpatën me të cilën kërkonte dëshpërimisht të mbronte pronën e dhunuar.

Blerta, kjo qeveri nuk të meriton. As kjo Polici e Shtetit nuk i meriton njerëzit si ty. Ne jemi me ju!/Koço Kokëdhima/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here