Ramën po e braktisin!!!! Milo flet hapur: Ky parlament e ka mbyllur ciklin e tij, duhet të shkrihet për të shkuar në zgjedhje…

0
179

Kryeministri Edi Rama duket se po ka firot e para edhe brenda atyre që quhen bija të Partisë Socialiste.

I ftuar sonte në mbrëmje në “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, Paskal Milo ka folur hapur se ky parlament e ka mbyllur ciklin e tij, ndaj për këtë arsye duhet të shkrihet për të shkuar në zgjedhje me një tjetër sistem elektoral.

“Parlamenti shqiptar sot de jure është legjitim, por de facto është i përçudnuar. Ata deputetë që kanë pranuar të shkojnë atje në emër të legjitimitetit, në brendësi të ndërgjegjes së tyre ndihen jo komod përballë një opinioni që gjithmonë e më shumë po krijohet bindja se sa më shpejt të gjendet zgjidhja, aq më mirë është për Shqipërinë. Një Parlament i tillë me një përbërje të tillë duhet të zhbëhet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një sistem tjetër  dhe me një ligj tjetër, nëse mendojmë për Shqipërinë.”

Ky është qëndrimi i parë brenda së majtës që përforcon bindjen që Rama po braktiset edhe nga tijët, një krisje brenda llojit që është paralajmëruar edhe më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here