Basha i përvishet Ramës: ‘Dosja 184’, bashkë me Ymer Lalën do futesh në burgun 313…

0
156

 Basha theksoi se dosja 184 kur të zbardhet do të futë në burg Edi Ramën dhe Ymer Lalën pasi kanë vjedhur zgjedhjet në këtë qark në 2017.

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli nga Dibra për dosjen e shumëpërfolur 184.

Kreu i PD-së theksoi se kjo dosje po mbahet e fshehtë nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe Donika Prela me urdhër të Ramës.

Çifligu i Edi Ramës do të marrë fund nëpërmjet protestës së qytetarëve. Dosja 184 ka  kapur gafil Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj, Ulsi Manjën, Sadri Abazin, Paulin Stërkajn dhe dhjetra të tjerë duke bërë pazare me Ymer Lalën, duke blerë vota dhe duke shantazhuar qytetarët. Prokuroria kriminale e Arta Markut edhe Donika Prelës e mban të fsheshur këtë dosje. Ymer Lala dhe Edi Rama kur të zbardhet kjo dosje do të rrinë bashkë në burgun 313.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here