Mbrojta fëmijët e mi si qytetare e thjeshtë…!!!Flet efektivja që u pezullua nga detyra…

0
136
Blerta Dervishi e cila kundërshtoi një ditë më parë vendimin e Përmbarimit për banesës e saj ka folur pasi është pezulluar nga detyra. Ajo u shpreh se luftoi për të mbrotjur fëmijët dhe familjen e saj. Dervishi përgëzoi punën e efektivëve të policisë dhe u shpreh se kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Featured image of article: Flet efektivja që u pezullua nga detyra: Mbrojta fëmijët e mi si qytetare e thjeshtë, s’kam ku të shkoj tjetër Efektivja Blerta Dervishi e cila u pezullua nga detyra pasi një ditë më parë kundërshtoi vendimin e Përmbarimit për banesën te “Petro Nini” ku ajo jeton, ka folur së fundmi për mediat.

Dervishi është shprehur se dje ka protestuat si qytetare për të mbrojtur fëmijët e saj, për mbrojtur familjen e saj pasi nuk ka ku të shkojë në vend tjetër. Ajo ka theksuar se është shumë e kënaqur nga puna e kolegëve të saj pasi sipas saj ata kanë bërë detyrën e tyre. Dervishi është e divorcuar dhe jeton vetëm me dy fëmijët e saj.

Më është njohur që jam e pezulluar, me motivacionin pengesë për punën Përmbarimore. Kolegët e mi kanë qarë dhe kanë bërë detyrën siç u është caktuar, në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë i përgëzoj. Kanë bërë detyrën e tyre si eprorët dhe efektivët e policisë. Ndërsa për rastin tim unë aty kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër”, u shpreh ektivja e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here