NEVERI!!! Ky shtet i fëlliqur reagon vetem kur qelbi mediatizohet dhe shkakton indinjate…

0
134

Nga Ergys Mertiri

Poshtersisht, pasi terrorizoi banoret te Petronini dhe pasi pamjet ne media tronditen vendin, ministri Lleshaj shkarkoi nga detyra drejtorin e policise se Tiranes, me justifikimin se policia nuk paskesh vepruar me profesionalizem. Mungesa e profesionalizmit ne kete rast eshte vetem paaftesia per te vepruar ne ate menyre qe te neutralizoje efektin mediatik!

Si gjithmone, ky shtet i felliqur reagon vetem kur qelbi mediatizohet dhe shkakton indinjate te thelle ne publik. Ne te njejten menyre kjo polici ka vepruar gjithmone duke terrorizuar qindra familje, te cilat detyrohen te perballen me nje shtet qe iu prish shtepite per te ngopur barqet e nje grushti klientesh te Kryeministrit, dhe askush nuk eshte larguar nga detyra. Po kaq dramatike, te ndyra dhe “joprofesionale” kane qene nderhyrjet e policise edhe kur terrorizon shitesit ambulante duke iu sekuestruar karrocat e punes apo mallrat qe shesin, edhe kur dhunon banoret ne unazen e re, ne bulevardin e ri, ne Shkoze, tek Medreseja etj, cfare ndryshoi ne rastin e tanishem?

Dhe per ironi te gjithe kesaj, paralelisht me drejtorin, u pezullua nga detyra edhe nje prej banoreve qe dje mbrojti shtepine e vet, e cila ishte punonjese policie! E pra kjo shpjegon me se miri se çfare quan “profesionalizem” z. Lleshaj: Te veprosh prapa kraheve, duke e goditur viktimen aty ku i dhemb me shume, por pa shkaktuar imazhe dramatike ne media. Kjo eshte si rasti i atyre torturuesve “profesioniste”, qe te rrahin deri sa te te dale shpirti, por pa te lene shenja ne trup.

Neveri…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here