Nga Agron Gjekmarkaj: Ata deputetë si fiq të thatë e të pshurrur po hahen një e nga një nga Kryeministri!

0
131

Nga Agron Gjekmarkaj

Banaliteti nuk njeh arsye! Ai s’ka as një gram dinjitet dhe krenari! Asnjë kauze nuk behet duke e patur atë aleat! Gjithsesi ai shkëlqen ne ballin e politikes shqiptare pa dallim ideologjik! Fatkeqësisht ai është lokomotiva qe tërheq ketë vend drejt dëshirave të veta!

Por ai ka çmim qe i paguhet kur e përdor dhe me te larte kur blihet nga kundërshtari dhe ta përdor sipas nevojës qe ka! Skenat  me deputetet e rinj që po hyjnë në parlament në emër te opozitës te shpien  në te tilla shtigje logjike! Ata deputete  si fiq te thate e te pshurrur po hahen një e nga një nga Kryeministri! Akti i pritshëm i Edi Rimës për ti mikluar, joshur, duartrokitur e pagëzuar nuk i shpëton aspak nga përgjegjësia ndaj mbështetësve te vet lidershipin e PD dhe LSI !  Ata ishin emrat e tyre ne liste, aty nuk jua kellasi Edi Rama ! Ai tani thjesht po i kashagit e shtie ne vathen e vet duke i mjelur nëpërmjet “virtyteve” private e publike qe po shfaqin! Ky fenomen i ri e meriton një reflektim!

Edhe njëherë para nesh shfaqet brutalisht kriteri me te cilin behet politike ne Shqipëri dhe cilësia etike , intelektuale e politike qe kompozon deputetin shqiptar si figure publike! Stilemat e Fishtës si matrahul, shakllaban, surrtqerep, bihude , frote e tjerë sot janë dhimbshëm aktuale! Lulzim Basha ka pranuar qe ka gabuar me listën e tij por tani është ne nderin e tij qe gjate takimeve me qytetaret tu kërkoje përsëri fajle për këta renegatet e tij qesharak! Po shijon shakanë e fatit i cili nuk u tregua aspak zemërgjere!

Por ana me e shëmtuar  e kësaj medaljeje rri tek hazerlleku  i qeverise për te krijuar një opozite te re! Çfarë mjerimi dhe miopie, çfarë deliri dhe anakronizmi historik!? Kur një qeveri përpiqet te emëroje opozitën ajo është në dekompozim të plote ! Në ketë rast po korruptohet thelbi i sistemit ! Kjo ndodh natyrshëm, ditën për diell ne sy  te ambasadoreve dhe mediave proqeveritare qe te ekzaltuara thonë iku edhe një ! Ç ‘duhet te mendojmë për zgjedhjet ne zonat e largëta ku syri i kamerës nuk arrin kurrë?

Përfytyrimet tona do te ishin te mangëta nëse Gjushi dhe filozofet qe kontribuojnë ne boten e tij shpirtërore nuk do te na qartësonin me dosjen 339 te shit-bjeres se votës! Ajo duket ngjarje modeste , anësore thjesht një delikatese elektorale përballe asaj që i detyron kandidatet ne listën e Opozitës te cilët njëherë nënshkruajnë publikisht dorëheqjen , mbajnë fjalime në mitingje proteste për dobinë e aktit dhe me pas pendohen e hynë në parlament për të marrë përgëzimet e Arben Ahmetajt personazh ky kaq i dlirur nga çdo lloj mëkati! Megjithëse sistemi është gjymtuar, megjithëse korrupsioni është kryefjala e aktivitetit te përditshëm, megjithëse Opozita është në rruge dhe një hap nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale duke i dhëne një përmase te re krizës shenja këto që shpirti i kësaj qeverie është në përpëlitje, vesi asaj nuk po i del as me shpirtin!

Jemi në një epoke kur përshtypja nuk tronditet më po nëse do ishim në një tjetër deputete legal te opozitës se re meritojnë t’u behet me gisht nga fëmijët rrugëve nën tingullin yyyyyyy ! Ata sot janë simboli me i prekshëm çfarë Shqipëria , qeverisja dhe politika e saj janë ! Ndaj djegia e mandateve është gjeja me e mire që ka bërë Lulzim Basha në jetën e tij! Ne mos tjetër ka ndihmuar qe te na rrëfeje krizën e gjithçkaje që na rrethon e cila te hyn ne zemër si një dhimbje krejt si bukuria e parezistueshme por me efekt të kundërt!

Ky parlament edhe nëse i plotëson 140 deputetët me renegatët e listave do jetë përsëri shumë më tepër pa opozitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here