Shpërthen Noka: Edi Rama po blen deputetë… Thirrje shqiptarëve të përmbysin këtë regjim…

0
116

‘Opozita janë institucionet e opozitës. Opozita është bërë njësh me qytetarët. Edi Rama ka blerë votat dhe siç po blen votat, po blen edhe deputetë.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Flamur Noka iu përgjigj sot interesimit të mediave vendore në Shkodër, lidhur me deputetët e ‘opozitës së emëruar’.

Flamur Noka:

 Edi Rama ka blerë votat dhe siç po blen votat, po blen edhe deputetë.

Ata janë numra, sepse votën e qytetarëve e përfaqëson opozita, e cila është me qytetarët dhe ka braktisur atë institucion i cili për fatin e keq nuk është një institucion i cili përfaqëson qytetarinë shqiptare, por është një institucion i cili përfaqëson bandat dhe krimin e organizuar.

Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse ne nuk mund të pranojmë të rrimë aty, me përfaqësuesit e bandave, me përfaqësuesit e korrupsionit, me përfaqësuesit e krimit. Ne si opozitë jemi përfaqësues të qytetarëve, jemi përfaqësues të vullnetit të tyre.

Dhe këto dy vullnete nuk mund të rrinë bashkë. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu, kjo është arsyeja pse ne sot i bëjmë thirrje shqiptarëve të përmbysin këtë regjim, i cili po mundohet të blejë gjithçka. Dhe këto blerje të numrave, se ata nuk quhen deputetë, janë blerje me para droge, krimi.

Pyetje: Një koment edhe për zonjën Hajdari, e cila gjithashtu u rreshtua në krah të këtyre zërave?

Noka: Zonja Hajdari ka folur vetë për veten e vet, si çdokush tjetër. Sot çdokush flet me gjeste dhe me veprime.

Të rreshtohesh në krah të Edi Ramës do të thotë se je në anën e gabuar të historisë. Po të ishte Azem Hajdari vetë, të jeni të sigurtë se nuk do të rreshtohej kurrë në krahun e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here