Bujqesia ne diten me te keqe. Qeveria uli fondet…

0
148

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se qeveria me anë të VKM-së ka ulur fondet për mbeshtetjen ndaj Bujqësisë ne nivelin me të ulët të 30 viteve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku thotë se sot, 50% të popullsisë që jeton me bujqësinë dhe që mbajnë 20% të PBB i hiqet çdo mbështetje me fonde publike.

“Partia Demokratike ka një plan për Bujqësinë ku 150 milionë euro do shkojnë ne mbështetje direkte për fermerin, mbështetje për prodhimin, për punësimin e investime ne infrastrukture”- thotë ndër të tjera Tabaku.

Postimi i plotë:

Bujqesia ne diten me te keqe!

Dje me VKM qeveria uli fondet per mbeshtjen ndaj Bujqesise ne nivelin me te ulet te 30 viteve te fundit. Askush nuk dha llogari se perse ky vendim uli ne 3,5 milione Euro shumen qe buxheti i shtetit do te kete tanime.

Kjo ulje vazhdon te demtoje bujqesine dhe eshte anormale. Pervec abuzimeve me shperndarjen e subvencioneve, pervec faktit qe asgje nuk shkon sot te fermeret individuale.

Sot, 50% perqind te popullsise qe jeton me bujqesine dhe qe mbajne 20% te PBB i hiqet cdo mbeshtetje me fonde publike.
Ky ndryshim i shpejte dhe i pajustifikuar vjen nen panikun e mbajtjes se PPP-ve, mungesa e te ardhurave ne buxhet ku vetem ne Janar te ardhurat jane 3,5 perq me pak se plani detyrojne qeverine te ule mbeshtetjen per fermerin.

Partia Demokratike ka nje plan per Bujqesine ku 150 milione euro do shkojne ne mbeshtetje direkte per fermerin, mbeshtetje per prodhimim, per punesimin e investime ne infrastrukture. Nuk mundet Shqiperia e bekuara e zotit, me njerez te ndershem e punetore te marre produktet bujqesore nga vendet fqinje!

Me 16 Mars fermeret do protestojne qe produktet e tyre te mos hidhen me rrugeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here